Mustafa e Thaçi në disponim të mirë në seancën e sotme (VIDEO) NULL NULL 30.07.2015 20:07 30.07.2015 20:07 Isa Mustafa u shfaq në Kuvend me goxha disponim. Mbase për shkakun se në seancën e së enjtes, kryeministri nuk do të përballej më me shumë se një pyetje parlamentare. Vetëm deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i parashtroi një pyetje për mundësinë e krijimit të një aviokompanie shtetërore. Mustafa, menjëherë iu përgjigj, duke thënë se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Edhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi i cili poashtu u pa mirë me humor, mori pyetje vetëm nga deputeti Ilir Deda i cili mori përgjigje të mënjehershme. Në këtë seancë, deputetët i kanë zgjedhur edhe katër anëtarët e bordit të RTK-së dhe është shqyrtuar edhe projektligji për Letërnjoftimet. Kronikë nga Dibran Istrefi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024