20:42, 28 Janar 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se janë të hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje nëse ky subjekt i pranon kushtet e tyre.

“Biseduam me LVV për mundësinë e një koalicioni. Informuam edhe ambasadorët e QUNIT-it sepse ata kishin për qëllim për t’u informuar jo për ndërmjetësim”.

“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar kohët e fundit i kontribuon marrëveshjes qeverisëse që balancon mbi bazat e besimit qytetarë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Mbesim të hapur nëse LVV i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa pas takimit, njofton Klan Kosova.

“Ne në çdo moment jemi të gatshëm për bashkëqeverisje”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë