Mustafa: Bashkë me Prokurorinë, kundër korrupsionit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: Bashkë me Prokurorinë, kundër korrupsionit

NULL NULL
29.04.2015 17:57

Kryeministri i Kosova Isa Mustafa ka vizituar Prokurorinë e Shtetit, ku është takuar me kryeprokurorin e ri, Aleksandër Lumezi.

Mustafa premtoi se do ta përkrah Prokurorinë duke u ruajtur nga infiltrimi politik sepse këto organe duhet të jenë të pavarura.

“Do të japim përkrahje maksimale, gjithmonë duke u ruajtur nga ndërhyrja dhe infiltrimi politik sepse dëshirojmë që këto organe të jenë të pavarura tërësisht dhe se dëshirojmë që së bashku të realizojmë detyrat tona sa i përket zhvillimit ekonomik, shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Pas takimit, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi tha se morri përkrahjen që të krijohen kushtet për punë në Prokurori.

“Nga kryeministri morëm përkrahjen që do të punojmë në këtë detyrë të rëndësishme pa ushtrimin e ndikimeve të pushteteve tjera”.