Mustafa: Akademikët na ruajtën dinjitetin NULL NULL 18.12.2015 12:00 18.12.2015 12:00 Akademikët e Kosovës ishin ata që në kohërat e vështira ruajtën identitetin tonë dhe kultivuan mendimin politik, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në përvjetorin e 40 të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Akademia e Arteve dhe Shkencave ka luajtur rolin më të rëndësishëm në progresin kulturor dhe shkencor të vendit”. “Kanë qenë akademikët tani ata të cilët duke ruajtur dinjitetin dhe mendimin tonë politik kanë përcaktuar dhe bërë të mundur që populli ynë t’u bënte ballë valëve të historisë”. “Këta akademikë dhe shkrimtarë, punëtorë të vyeshëm janë autorë edhe të letrave të pavarësisë”, pohoi Mustafa, duke falënderuar studiuesit që i kontribuuan artit e shkencave, duke e bërë pjesë të vlerave të të gjithë botës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 1 day