Musolli vazhdon me Llapin NULL NULL 11.06.2025 19:10 11.06.2025 19:10 Besar Musolli do të vazhdojë karrierën e tij me Llapin pasi e ka zgjatur kontratën me klubin podujevas. “KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Besar Musolli edhe për sezonin 2025/26”, thuhet në njoftimin e klubit. “Musolli, një prej shtyllave të mesfushës sonë, ka qenë pjesë kyçe e ekipit në dy edicionet e fundit, duke regjistruar 68 paraqitje dhe duke dhënë kontribut të madh në fazën defanzive”. “Vazhdimi i tij vjen si rezultat i përkushtimit të dyanshëm – si nga futbollisti, ashtu edhe nga klubi – për të ndërtuar suksese të reja së bashku”. Pos tij, edhe kapiteni Benjamin Emini e ka vazhduar aventurën me tv Kaltrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.