Musliu-Shoshi: Termi "të zhdukur me forcë" nuk përbën obligim juridik ndaj Serbisë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musliu-Shoshi: Termi “të zhdukur me forcë” nuk përbën obligim juridik ndaj Serbisë (VIDEO)

NULL NULL
03.05.2023 19:19
Ariana Munsliu Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi, deputete në Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tremi që është përdorur për të zhdukurit gjatë luftës në marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk përbën obligim juridik, pasi, sipas saj, me termin e përdorur ‘forcibly disappeared’ (të zhdukur me forcë), do të thotë se Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për krime lufte.

Musliu-Shoshi, në një intervistë për Info Magazinë, shpjegoi se cili term do të duhej të përdorej në mënyrë që të ketë pasoja juridike për Serbinë.

“Është krejtësisht e papranueshme që të barazohet agresori me viktimën, nëse e shikojmë çdo nen të atij drafti që është pranuar mbrëmë e shohim që janë dy terme që në gjuhën angleze njëra ka pasoja juridike e tjetra jo. Nëse flasim për ‘enforced disappearance’ këtu detyrim juridik kanë shtetet ndaj njëra-tjetrës, nëse e përdorim ‘forcibly disappeared’, qysh është në këtë marrëveshje, atëherë nuk ka asnjë obligim juridik, rrjedhimisht edhe padia ndaj Serbisë për krimet që i ka bërë në Kosovë do të jetë krejtësisht e pamundur”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Sipas saj, këtu Kosova del humbëse.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.