Musliu – Rizvanollit: Do të mbaheni në mend si qeveri e vitrave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musliu – Rizvanollit: Do të mbaheni në mend si qeveri e vitrave

NULL NULL
06.04.2023 12:05
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka thënë ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, se qeveria në të cilën ajo bën pjesë, do të mbahet në mend si qeveri e vitrave.

“Kjo është e padiskutueshme, me njërën dorë ua jepni nga 100 euro lëmoshë qytetarëve, e me të dyja ua merrni”, tha ajo, pasi ministrja Rizvanolli foli për skemat e suksesshme sa i përket energjisë elektrike.

Rizvanolli tha se do të vazhdojnë t’i përkrahin qytetarët që shpenzojnë deri në 800 kilovat orë dhe do të fokusohen veçanërisht tek familjet në nevojë.

“Pas një skeme të suksesshme ku i kemi ndihmuar mbi 9 mijë familje vitin e kaluar për të kaluar nga ngrohja me rrymë në forma tjera të ngrohjes, këtë skemë sivjet do ta vazhdojmë dhe zgjerojmë me ndihmën edhe të BE-së për menaxhim të krizës, sivjet masa do të zgjerohet për të përfshirë edhe pajisje të tjera shtëpiake, mirëpo edhe instalime solare. Sivjet kemi ndarë 10 milionë euro për masat e efiçiencës në banesa sociale, skemë e cila do të lansohet nesër, dhe 10 milionë të tjera për masat në shtëpi private, dhe 25 milionë mbështetje për familjet në nevoje për t’u përball me efektet e çmimeve të energjisë. Të gjitha këto janë edhe pjesë e financimit të fondit prej 75 milionë euro nga BE dhe buxheti i Kosovës”, tha ministrja.

Pas kësaj deklarate, Musliu më pas tha se kërkesa e saj është që qeveria të lirojë nga pagesa e rrymës të gjitha kategoritë e dala nga lufta, pasi siç tha ajo, janë në gjendje të mjerueshme.

“Keni subvencionuar fatura të rrymës e tash ua keni rrit, kërkesa jem ke e qartë, derisa mbi 150 milionë kjo qeveri i ka ndarë për pagesat e rrymës në veri të Mitrovicës, kërkoj nga ju që t’i lironi nga pagesa të gjithë veteranët dhe kategoritë e dala nga lufta, sepse është e papranueshme që t’i shohim veteranët duke u prangosur e duke u dërguara prapa grilave pse s’kanë mundësi me i pagu faturat. Ata kanë familje dhe duhet të hanë buke, lironi të gjithë veteranët nga pagesa, sepse janë në gjendje të mjerueshme”, tha deputetja Musliu, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.