Musliu për ‘kandidaturën’ e Haradinajt: Kosova e ka presidentin NULL NULL 12.08.2020 20:16 12.08.2020 20:16 Këshilli Drejtues i AAK-së në shumicë kanë kërkuar që kryetari i tyre Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës pasi ai aktual ta kryejë mandatin. Këtë po e quan politikë për konsum ditor deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke shtuar se kjo temë është më së paku e nevojshme të trajtohet tani, njofton Klan Kosova. “Temat e tilla që liderët tanë i përdorin për politika ditore nuk na lënë asnjëherë që të tajtojmë çështjet që ndikojnë direkt te qytetari i Kosovës. Tema të tilla si çështja e presidentit është të shpërqendojnë qytetarët nga temat me të cilat duhet të përballet kjo Qeveri dhe t’iu ofrojë zgjidhje. Kosova e ka presidentin dhe unë mendoj që më së paku në këtë moment është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës të flitet se kush do të jetë president i Kosovës”, tha ajo në Info Magazine. Për vullnetin e shprehur të Këshillit Drejtues të partisë së tij, Haradinaj u shpreh i gatshëm që ta pranojë dhe postin e presidentit e cilësoi nder të madh dhe përgjegjësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 59 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë