Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja e sigurisë në vend stabile, mund të rritën kërcënimet nga Serbia - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja e sigurisë në vend stabile, mund të rritën kërcënimet nga Serbia

NULL NULL
29/06/2022

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, pas raportimit të drejtorit Petrit Ajeti, ka dhënë detaje rreth gjendjes së sigurisë në vend.

Musliu tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile, teksa shtoi se situata më e brishtë në Kosovë paraqitet në kuadër të katër komunave në veri të vendit.

Kjo, sipas Musliut, për shkak të ndërhyrjeve nga Serbia në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale.

“Serbia përmes strukturave të saja po bënë përpjekje për të rritur gatishmërinë tek serbët lokal dhe tensionim të situatës në Kosovë. Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetet e strukturave te sigurisë në Kosovë por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtare që përkojnë në Kosovë”, është shprehur Musliu në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Musliu tha se drejtori i AKI-së, bazuar në të dhënat për inteligjencë sot ka raportuar për veprimtarinë e strukturave të Serbisë e që në muajt e ardhshëm mund të rritën kërcënimet nga ta.

“Deklaratat kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës, rritja e financimit dhe forcimit të strukturave të kundërligjshme në Kosovë, mbështetja ë individëve dhe grupeve të krimit të organizuar për të ushtruar aktivitete të kontrabandës së ekonomisë jo formalë pastaj kalimet jo formale të kontrabandës së mallrave, janë disa nga veprimet që ata po i bëjnë në atë pjesë”, është shprehur Musliu, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se kërcënim për Kosovën përbëjnë edhe investimet nga Serbia, pasi sipas saj, investohet në fuqizimin e strukturave ilegale si dhe avancimin e interesave serbe për kolonizim përmes ndërtimit të lagjeve në veri të Mitrovicës.

“Cak, aktualisht janë  pronat e shqiptarëve të veriut, konkretisht Lagjja e Boshnjakëve, Kroi i Vitakut dhe Kodra e Minatorëve. Gjithashtu target janë edhe banesat e ndërtesat kolektive brenda qytetit të Mitrovicës së Veriut”.

“Ndërtimet në katër komunat në veri janë pa leje të institucioneve të Kosovës dhe trendi i largimit të shqiptarëve nga katër komunat në veri të Kosovës është shqetësim edhe për ne si Komision Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së”, është shprehur Musliu, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se muajt e fundit, Policia e Kosovës është përballur me disa sulme në veri të Mitrovicë, ku janë gjuajtur me kallashnikov, mjete piroteknike e me granata dore.