Musliu: Më është shembë bota kur djali më tregoi së është përdorues i drogës (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musliu: Më është shembë bota kur djali më tregoi së është përdorues i drogës (VIDEO)

NULL NULL
28/06/2022

Themeluesja e qendrës “Ri-Jeta”, Arjeta Musliu, rrëfeu në Klan Kosova se si ishte momenti kur djali i saj, tashmë i ndjerë për shkak të abuzimit me substanca narkotike, i ishte rrëfyer duke e pranuar se është përdorues i drogës dhe i kërkoi ndihmë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ajo tha se ky ishte momenti kur asaj iu duk sikur iu shemb bota, por pavarësisht gjithçkaje, ishte treguar e fortë para tij duke i thënë se së bashku do ia dalin.

“Në atë moment ka qenë përqafimi më i sinqertë ndonjëherë”, kujton Musliu.

Ajo po ashtu u shpreh se mundësitë për ndihmë kanë qenë të vogla dhe se e kishin bërë një trajtim afatshkurtër në repartin e sëmundjeve të varësisë, por që sot djali i saj nuk gjende t më në mesin tonë.