Musliu: Kurti në çdo seancë vjen dhe i përqesh deputetët (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musliu: Kurti në çdo seancë vjen dhe i përqesh deputetët (VIDEO)

NULL NULL
07.03.2023 21:56

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, në çdo seancë i përqesh deputetët dhe, sipas saj, asnjëherë nuk i përgjigjet pyetjeve të tyre.

“Në çdo seancë vjen dhe i përqesh deputetët. Asnjë pyetjeje që i janë parashtruar nuk i përgjigjet. Dhe kalon në një stad tjetër duke i ofenduar deputetët që ju nuk më kuptoni se çka po them”, u shpreh Musliu në Rubikon.

Sipas saj, kur janë mbajtur seanca natën nga qeveritë e tjera, Kurti ka qenë shumë kritik dhe i ashpër dhe i ka bllokuar vendimet që do të merreshin, ndërkaq sot, siç thotë ajo, ai me lehtësi organizon seanca në orët e vona.

“Janë vendime që nuk përputhen në asnjë rrethanë e asnjë mënyrë me Albinin që ka qenë në opozitë”, shtoi ajo.