Musliu e PDK-së kërkon shkarkimin e Ministrit Mehaj: Rrezikon imazhin e FSK-së (VIDEO)

Musliu e PDK-së kërkon shkarkimin e Ministrit Mehaj: Rrezikon imazhin e FSK-së (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Këtë kërkesë ajo e ka bërë pas përgjigjes që ministri ka dhënë në pyetjen e saj për pjesëmarrjen veshur me uniformë të FSK-së, të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani në stërvitjen ushtarake “Europe – Defender 21”.

“Ftoj deputetët e Vetëvendosjes që ta bëjnë, mos të na lënë neve, shkarkimin e ministrit që nuk e di se pse është ministër.  Një përgjigje të tillë nuk do ta prisja nga askush e lëre më nga një ministër i FSK-së”, është shprehur Musliu, njofton Klankosova.tv.

“Bëjeni ju që të mos e bëjmë ne. Kërkoni urgjentisht shkarkimin e këtij ministri që nuk i di kompetencat e veta. Një ministër i tillë e rrezikon imazhin e FSK-së”.

Mehaj në përgjigjen e tij ka thënë se është zyrtar politik, ndërkaq që për pjesëmarrjen e Sadriut është përgjigjur Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

“Nuk i komentoj gjërat për të cilat është deklaruar Komandanti i FSK-së”, ka pohuar Mehaj.