Muslija: Jemi optimist për fitore ndaj Izraelit NULL NULL 21.03.2023 16:55 21.03.2023 16:55 Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, ka thënë se pret fitore ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Muslija është shprehur se atmosfera është fantastike dhe shpreson se do ta tregojnë veten, transmeton Klankosova.tv. “Pres shumë nga ky cikël kualifikues. Mendoj se i kemi mundësitë shumë të mira për të arritur në Evropian. E kemi ekipin shumë të fortë dhe shpresoj se do të arrijmë maksimumin. Atmosfera është fantastike dhe sigurisht se të gjithë jemi të lumtur që jemi këtu. Shpresoj se do të arrijmë të tregojmë veten për vendin tonë. Kundër Izraelit pres një ndeshje shumë të mirë dhe jam optimist se do ta fitojmë ndeshjen sepse e kemi kualitetin. Mesazhi për Dardanët? I falënderoj të gjithë ata që po na përkrahin dhe shpresoj se do t’i sjellim pikët e plota në Kosovë”, ka thënë Muslija për faqen zyrtare të FFK-së. Ndryshe, Kosova gjatë këtij muaji do të luajë dy ndeshje, me Izraelin dhe Andorrën. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë