Muskulozët e reklamave i bëjnë burrat të pasigurtë

Muskulozët e reklamave i bëjnë burrat të pasigurtë

NULL NULL
2 years më parë

Modelët meshkuj në reklama të ndryshme televizive po bëjnë që shikuesit meshkuj në shtëpi të ndjehen keq me trupat e tyre, kjo sipas një hulumtimi të realizuar së fundmi.

Shfaqjet televizive (Reality Shows) dhe reklamat tashmë janë fajësuar për pasiguri në mesin e grave të reja dhe çojnë në një rritje të operacioneve kozmetike.

Por, studiuesit tani kanë prova në rritje se burrat janë gjithashtu të prekshëm nga zilia e trupit.

Shikimi i modelëve të tonifikuar dhe muskuloz në televizion po i bën burrat të dëshirojnë të ishin më të gjatë, më të fortë dhe më të hollë, tregon studimi.

Një ekspert tha që efekti është relativisht i ri pasi burrat janë më të shëndetshëm dhe më të vetëdijshëm për trupin sesa dikur, dhe se duhet të ketë më shumë hulumtime se si preken në mënyrë specifike burrat.