Musk do ta sfidojë ChatGPT me “inteligjencë të vërtetë” - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musk do ta sfidojë ChatGPT me “inteligjencë të vërtetë”

NULL NULL
18.04.2023 09:18
Elon Musk

Miliarderi Elon Musk ka thënë se do të nisë një platformë të inteligjencës artificiale (AI) që ai e quan “TruthGPT” për të sfiduar ofertat nga Microsoft (MSFT.O) dhe Google (GOOGL.O).

Ai kritikoi OpenAI të mbështetur nga Microsoft, firmën që qëndron pas sensacionit të chatbot-it ChatGPT, për “trajnimin e inteligjencës artificiale për të gënjyer” dhe tha se OpenAI tani është bërë një “burim i mbyllur”, organizatë “fitimprurëse” “aleate e ngushtë me Microsoft”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu akuzoi Larry Page, bashkëthemeluesin e Google, se nuk e merr seriozisht sigurinë e AI.

“Unë do të filloj diçka që unë e quaj ‘TruthGPT’, ose një AI që kërkon të vërtetën maksimale që përpiqet të kuptojë natyrën e universit,” tha Musk në një intervistë me Tucker Carlson të Fox Neës Channel të transmetuar të hënën.

Ai tha se TruthGPT “mund të jetë rruga më e mirë drejt sigurisë” që sipas tij “ nuk ka gjasa të asgjësojë njerëzit”, transmeton Klankosova.tv.

“Thjesht ka filluar vonë. Por unë do të përpiqem të krijoj një opsion të tretë,” tha Musk.

Musk muajin e kaluar regjistroi një firmë të quajtur X.AI Corp, e inkorporuar në Nevada, sipas një dosjeje shtetërore.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.