"MusicBox" emisioni më i ri që nis sonte në Klan Kosova - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“MusicBox” emisioni më i ri që nis sonte në Klan Kosova

NULL NULL
08/08/2022

Sonte do të fillojë transmetimi i emisionit më të ri në Klan Kosova, i artistit të njohur Genc Salihu.

Emisioni titullohet “MusicBox”, i cili do të shfaqet në ekranet tuaja çdo të hënë me fillim nga ora 20:45.

Në “MusicBox” do të ketë mysafirë të ndryshëm, që do të flasin për shijet e tyre muzikore dhe ndikimin e muzikës në jetën e tyre.

Mysafirët do të përzgjedhin edhe këngë, të cilat do të performohen nga orkestra e Klan Kosovës.