Musiala nëshkruan kontratë pesëvjeçe me Bayern-in

Musiala nëshkruan kontratë pesëvjeçe me Bayern-in

NULL NULL
1 month më parë

Ylli i ri i Bayern Munchen-it, Jamal Musiala, e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me kampionin e botës.

Talenti i bavarezëve, i cili rishtazi mbushi 18 vjet, hodhi firmën në një ujdi pesëvjeçe e cila skadon më 2026.

Ai ka arritur të luajë 27 herë për ekipin e parë të Bayern-it nga ku ka arritur që t’i realizojë katër gola.

“Jam shumë i kënaqur që e kam nënshkruar kontratën time profesionale me Bayern-in. Thjesht ndihem shumë mirë te klubi dhe te ekipi, dhe po luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe mund të mësoj nga ata secilën ditë në stërvitje”.