Musa Sabedini promovon librin “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” NULL NULL 10.02.2023 21:44 10.02.2023 21:44 Edhe një libër iu shtua fushës së gazetarisë shqiptare. Të premten, në Kolegjin UBT u promovua libri i autorit Musa Sabedini i titulluar “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”. Gazetari tha se lufta për klikime po e dëmton shumë profesionin, andaj qëllimi kryesor i librit është që të përçojë mesazhe në këtë drejtim. “Unë jam shumë i lumtur që libri ka dalë, ka qenë një ëndërr e imja e kamotshme. Ka shumë defekte në fushën e etikës, ka shkelje të mëdha, të tmerrshme. Lufta për klikime, lufta me lajme të rreme e dëmton shumë gazetarinë”, theksoi ai. Se libri do t’u shërbejë studiuesve të gazetarisë u tha edhe nga të pranishmit, njofton Klan Kosova. “E kam parë vet punën e profesorit që i ndihmon studentëve dhe të gjithë personave në fushën e gazetarisë. E mira e këtij libri është se vjen nga dikush që del përtej akademisë dhe ka punuar një kohë të gjatë në gazetari. E falënderoj Musën për këtë punë dhe angazhim, duke pritur edhe librin e radhës”, ka thënë anën tjetër, Edmond Hajrizi, rektori i UBT-së. Ndërsa Ferid Selimi, dekan i Gazetarisë në UBT, tha se ky libër e mbush një boshllëk të gazetarisë kosovare, pasi që shumica e lirave janë ose nga Shqipëria ose të përkthyer. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 1 orë më parë