Musa: Fotografia e Thaçit me Qalajn dhe Maxhunin nuk është argument për të ndikuar në procesin gjyqësor NULL NULL 01.12.2021 19:16 01.12.2021 19:16 Avokati Skënder Musa ka thënë se fotografia, në të cilën gjendet ish-presidenti, Hashim Thaçi, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe ish-drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni, nuk është argument për të ndikuar në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale të Hagës. Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se takimet e tilla të Thaçit me ish-drejtues të institucioneve shtetërore janë të natyrshme. “Në mënyrë absolute, nuk është kurrfarë argumenti, për shkak se presidenti ka qenë udhëheqës i ekipit të sigurisë apo i Komisionit për Siguri të Kosovës. Janë të natyrshme takimet e presidentit të një vendi me krerë të policisë dhe të AKI-së”. “Përkundrazi, këta takohen në mënyrë të rregullt sepse edhe drejtori i Policisë edhe shefi i AKI-së emërohen nga presidenti në marrëveshje me kryeministrin. Kjo është vijë institucionale dhe nuk paraqet asnjë provë apo fakt për të ndikuar në vendimin e gjykatës për t’u liruar të akuzuarit që të mbrohen në liri”, ka thënë Musa. Afërsia mes ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u përmend nga Prokuroria e Gjykatës Speciale si një nga arsyet për moslirimin me kusht të ish-presidentit.
Big Brother VIP Xhuli: Gabimi im më i madh këtu është ofendimi që i bëra Stresit duke e quajtur "legen" (VIDEO) 01/02/2023
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023