Murtezaj: Secili do ta mbante ngryk shtatoren e Anton Çettës, deri t’i gjendet trualli NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Zëvendësministri i jashtëm, Valon Murtezaj ka thënë se Kosova gjithmonë do të ketë vend për shtatoren e profesorit Anton Çetta. Kjo deklaratë e tij, vjen pas raportimeve se Instituti Albanologjik nuk ka lejuar ngritjen e shtatores së veprimtarit në pajtimin e gjaqeve, transmeton Klan Kosova. “Anton Çetta është shtati i Kosovës”, ka shkruar Murtezaj në llogarinë e tij në Facebook. “Puna e vepra më madhore e njeriut Anton Çetta, më të dashurit e të dobishmit për Kosovën, do të përmendet përherë në Kosovë”, ka pohuar Murtezaj. “Po, nëse , ndonjëherë ngjan, e nuk gjendet tokë për Anton Çettën, kam një besim, që po të jetë nevoja, secili njeri i Kosovës do e mbante ngryk shtatoren e tij deri sa ti gjendet truall”. “Prandaj, dhe Kosova do të këtë vend për përmendoren e më të urtit Anton Çetta, sa të jetë jeta”, ka përfunduar Murtezaj.
Kosova Zeqiri: Do ushtrojmë padi ndaj atyre që arrestuan policët pa pasur prova (VIDEO) 5 minuta më parë