Muriqi: Nuk e merituam humbjen, tani jetë a vdekje ndeshja ndaj Qipros NULL NULL 24.09.2022 21:25 24.09.2022 21:25 Kosova ka pësuar humbje ndaj Irlandës së Veriut, me rezultat 1-2, në kuadër të Ligë së Kombeve. Pas ndeshjes ka folur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili është shprehur se se nuk e merituan humbjen, njofton Klankosova.tv. “Nuk e merituam humbjen, kishim një super performancë në çdo repart, e dinim që do të sulmonin me krosime, kështu edhe shënuan, na dhembë shumë sepse nuk e merituam këtë rezultat”, është shprehur Muriqi. “Gjithmonë është krenari ta veshësh fanellën e Kosovës, sidomos me qenë edhe kapiten i Kosovës”. Muriqi theksoi se do të japin maksimumin ndaj Qipros. “Do bëhemi gati sepse e dimë që është një ndeshje për jetë a vdekje, po të fitonim sot do ta kishim më të lehtë ndaj Qipros”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë