Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muriqi nga Spanja mbështet Lirinë: S’kam dyshim që do inkuadrohet në Superligë (VIDEO)

NULL NULL
02.06.2023 21:47

Liria do ta zhvillojë njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të klubit, të dielën ndaj Ferizajt, në kuadër të barazhit.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Podujevës “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 15:00.

Prizrenasit kanë paralajmëruar udhëtim masiv me rreth 20 autobusë për ta bërë hapin tjetër – ngjitjen në Superligën e Kosovës.

Përkrahje Liria ka marr edhe nga Spanja, ku ish-futbollisti i këtij ekipi Vedat Muriqi, u ka dërguar një mesazh motivimi.

Muriqi tha se është i bindur që Liria do të inkuadrohet në Superligë.

“Ju përgëzoj për të gjitha sukseset deri më sot, Por na ka mbetur edhe një hap i vogël për të hyrë në Superligë të Kosovës. Ju uroj shumë suksese në ndeshjen e barazhit. Nuk kam kurrfarë dyshimi se do kalojmë barazhin dhe do hyjmë në Superligën e Kosovës”, ka theksuar Muriqi.

Ndërkohë, ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, që hapat e parë i bëri te Liria, poashtu kërkoi nga futbollistët të kapin rastin e skuadrën ta kthejnë në Superligë.

“Klubi i shtetit tonë të bukur, Prizreni, Liria, është në prag të një ndeshje të rëndësishme, ftoj të gjithë dashamirët e futbollit të përkrahin klubin në mënyrë masive në mënyrë që të ndihmojë Lirinë që të hyjë në Superligë, aty ku e ka vendin”, tha Rashkaj./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.