Muriqi në formacionin e javës në La Liga NULL NULL 11.02.2025 11:37 11.02.2025 11:37 Vedat Muriqi Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës Vedat Muriqi, e ka gjetur rrugën drejt golit. Muriqi ka shënuar gol në barazimin e Mallorcas ndaj Osasunës. “Pirati” falë paraqitjes së tij e ka zënë një vend në formacionin e javës së 23-të në La Liga. Kështu të paktën njofton faqja e njohur “SofaScore”. Në këtë formacion janë përfshirë lojtarë të ndryshëm, me Real Madridin dhe Athletic Bilbaon që kanë nga dy dhe skuadrat e tjera nga një. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.