Muriqi: Jam i lumtur për fitoren si ekip NULL NULL 28.09.2022 00:00 28.09.2022 00:00 Kombëtarja e Kosovës e mbylli me fitore këtë edicion Ligën e Kombeve. “Dardanët” shënuan fitore bindëse me rezultat 5:1 ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C. Pas ndeshjes në një prononcim për Klan Kosova, Vedat Muriqi, tha se gjithnjë mundohet ta jep maksimumin për Kosovën. Autori i dy golave theksoi se tani duhet të përgatitjen për ciklin tjetër kualifikues. “Po mundohem të jap maksimumin gjithnjë për Kombëtaren time. Kisha fatin, shënova. Jam i lumtur për golat dhe për fitoren si ekip”, tha Muriqi. “Duhet të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues dhe të japim maksimumin tonë për të bërë edhe më mirë”, theksoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.