Muriqi: Jam gati të jap kontributin tim për Lazion

Muriqi: Jam gati të jap kontributin tim për Lazion

NULL NULL
1 month më parë

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, tha se është kënaqësi të kthehet në Stamboll para ndeshjes me Galatasaray.

“Unë jam duke punuar për ta vendosur veten në të njëjtin nivel me shokët e mi të skuadrës, është e vështirë të bëhem titullar në një ekip që ka luajtur së bashku për pesë vjet”, tha Muriqi.

27 vjeçari theksoi se ai po punon shumë për të ngritur nivelin e tij dhe për të luftuar për një vend në skuadër, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.

“Unë jam një sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet”, tha lojtari në një konferencë.

“Unë jam gati të jap kontributin tim, më pas trajneri do të vendosë.”

Reprezentuesi kosovar është shfaqur në të tre ndeshjet e Series A këtë sezon dhe mund të ketë një shans për të shkëlqyer kundër Galatasaray në Ligën e Evropës sonte.