Muriqi asiston në golin e avantazhit të Majorkës (VIDEO) NULL NULL 01.05.2023 20:27 01.05.2023 20:27 Vedat Muriqi kur nuk po shënon, tash po asiston. Ai e ka dëshmuar veten edhe ndaj Athletico Bilbaos, pasi Real Mallorca po fiton 1:0 ndaj tyre në kuadër të La Ligës. Futbollisti i kombëtares së Kosovës asistoi për Lee Kang-Inin në minutën e 58-të, katër minuta pasi pësoi një lëndim të lehtë. Muriqi po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 17-të të takimit.