Muriqi asiston në barazimin e Mallorcas me Bilbaon - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muriqi asiston në barazimin e Mallorcas me Bilbaon

NULL NULL
01.05.2023 21:21

Mallorca ka barazuar me Athletic Bilbaon, me rezultat 1-1, në kuadër të javës së 32-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se kishte raste nga dy anët.

Në pjesën e dytë, Lee Kang-in e kaloi në epërsi Mallorcan, në minutën e 58’, pas një asistimi nga Vedat Muriqi.

Bilbao arriti të rikthehet në lojë me anë të Inaki Williams, në minutën e 96’.

Mallorca pas barazimit renditet në pozitën e 11-të me 41 pikë, pas 32 ndeshjeve, teksa Bilbao në pozitën e shtatë me 47 sosh. /Klankosova.tv.