Muriq kryen testet mjekësore te Girona

Muriq kryen testet mjekësore te Girona

NULL NULL
2 muaj më parë

Portieri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Arijanet Muriq, ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra spanjolle, Girona.

Gardiani kosovar ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në skuadrën e tij të re, njofton L’Esportiu, transmeton Klan Kosova.

Muriq pritet të luajë për edicionin 2020/21 te kjo skuadër si i huazuar nga Manchester City.

Së fundi, 21 vjeçari ishte i huazuar te Nottingham Forest, por që nuk arriti të mbrojë portën e kësaj skuadre në shumë ndeshje, pasi ishte lënë në bankën e rezervistëve si portier i dytë.