Muriç ndan rrugët me Burnleyn, mbetet në Premier Ligë NULL NULL 13.07.2024 16:37 13.07.2024 16:37 Arijanet Muriç bën një pritje spektakolare për Burnleyn ndaj Chelseat, 20 mars, 2024. Foto | AP Skuadra e inkuadruar në Premier Ligë këtë sezon, Ipswich Town ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë mbi 17 milionë euro (15 milionë funte) për të nënshkruar me portierin e Burnleyt, Arijanet Muriç. “Tractor Boys” do të paguajnë 11.6 milionë euro (10 milionë funte) fillestare për portierin e Kombëtares së Kosovës, me shtesa deri në gati 6 milionë euro (5 milionë funte), raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. 25-vjeçari, i cili iu bashkua Burnleyt nga Manchester City në korrik 2022, ishte zgjedhja e dytë pas James Trafford sezonin e kaluar. Ai fitoi vendin e tij titullar dhe luajti 10 ndeshjet e fundit, por nuk ishte në gjendje të parandalonte rënien e “Clarets” në Championship. Ipswich ishte në kërkim të një portieri të ri pasi Vaclav Hladky u largua nga klubi në fund të sezonit pasi i skadoi kontrata. Menaxheri i Ipswichit, Kieran McKenna tashmë ka nënshkruar me Omari Hutchinson, Ben Johnson, Jacob Greaves dhe Liam Delap këtë verë. /Klankosova.tv