Murati thotë se nuk di çka është diskutuar, kur u pyet për paralajmërimin se serbët nuk do preken nga shtrenjtimi - Klan Kosova

Murati thotë se nuk di çka është diskutuar, kur u pyet për paralajmërimin se serbët nuk do preken nga shtrenjtimi

NULL NULL
4 months më parë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është në dijeni se si po trajtohet çështja e paralajmërimeve të ZRrE-së se serbët nuk do të preken nga shtrenjtimi i faturave të energjisë elektrike.

Në adresimin e sotëm ai u shpreh se për këtë di vetëm se dje ka pasur një raportim në Komisionin për Ekonomi, derisa nuk la pa fajësuar as kësaj radhe qeveritë paraprake për mënyrën e menaxhimit të tyre në 20 vjetët e kaluara, njofton Klankosova.tv.

”Nuk di se çka është diskutu, e di se dje ka qenë në raportim në Komisionin për Ekonomi, por nuk e di 0se çka është raportu dhe se si i janë referuar çështjes”.

”Ne në vazhdimësi jemi duke punu që problemet e tilla që kemi trashëgu nga 20 vitet e kalume dhe që nuk kanë gjetur zgjidhje për 20 vitet e kaluara, madje janë zmadhu dhe trashë si probleme për sa më gjatë që kanë mbetë të pazgjidhura, do të mundohemi që si qeveri t’i zgjidhim në afat të shkurtër”.