Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet NULL NULL 10.06.2023 15:10 10.06.2023 15:10 Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar për moslejimin e shfaqjes së dy filmave në Bujanoc. Ai është shprehur se Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj, siç u shpreh ai, për të përshkallëzuar situatën. Tutje, Murati tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre, përcjell Klankosova.tv. “Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj për të përshkallëzuar situatën. Përdorimi i politikave represive të Millosheviçit ka dështuar në të kaluarën. Do të dështojë përsëri. Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, u shpreh tutje ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponzorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm 1 orë më parë
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 2 orë më parë