Murati pas publikimit të koeficientit: Paraqet rritjen më të lartë të buxhetit në vlerë absolute NULL NULL 01.02.2023 11:01 01.02.2023 11:01 Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë pas publikimit të detajeve rreth koeficientit, i cili për këtë vit është 105 euro, ka rregullsi dhe trajtim të denjë e të barabartë për të gjithë punëtorët e sektorit publik “Konsideroj që është bërë një punë e jashtëzakonshme nga ekipet që kanë marrë pjesë dhe kësisoj kemi një sitstem e cili më në fund vihet në binarë dhe ka rregullsi dhe trajtim të denjë e të barabartë për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, ka thënë Murati në konferencë për media. Ministri tha se si rritje e buxhetit, kjo paraqet rritjen më të lartë në vlerë absolute që ka ndodhur ndonjëherë, sa i përket ligjit të pagave, njofton Klankosova.tv. “Si rritje e buxhetit paraqet rritjen më të lartë në vlerë absolute që ka ndodhur ndonjëherë sa i përket ligjit të pagave, pra kemi një rritje prej 105 milionë euro krahasuar me shpenzimin e pagave të vitit 2022 dhe kjo përkthehet edhe në rritje të pagës mesatare për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, u shpreh ai.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months