Murati: Kemi përkrahur lehonat e papunësuara, por edhe ato të punësuara - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murati: Kemi përkrahur lehonat e papunësuara, por edhe ato të punësuara

NULL NULL
30/06/2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës ka premtuar se do të përkraheshin vëtëm gratë lehona të papuna.

Por, se është vërejtur se do të mund të kishte abuzim në përfitimet e shtetit.

Për këtë shkak është vendosur që të përkrahen edhe gratë të cilat janë të punësuara, deklaroi Murati në Kuvendin e Kosovës.

“Premtimi ynë në progamin zgjedhor ka qenë që të përkrahen vetëm nënat lehona të papuna, pra që s’kanë punuar fare. Pastaj duke e parë që kjo do të mund të krijonte edhe incentiva të gabuara që do të mund të ndikonte në informalitet, pra që edhe ato pak gra që janë të intregruara në tregun e punës, të ç’lajmëroheshin për të përfituar nga këto shtesa, kemi vendosur që t’i përfshijmë edhe gratë e punësuara, por gjithmonë duke e mbajur një kohë për të moslejuar këtë abuzimin. Dhe, nëse gjatë 12 muajve ka punuar një muaj të kualifikohet si e punësuar dhe anasjelltas”- tha Murati.