Murati i reagon LDK-së: Për gjashtë muaj nga buxheti janë paguar mbi 1 miliard euro NULL NULL 14.08.2022 12:47 14.08.2022 12:47 Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës se buxheti i shtetit është shpenzuar vetëm 9 për qind. Anëtari i kryesisë së LDK-së Xhafer Tahiri, tha në një konferencë për media se mosshpenzimi i buxhetit po bëhet për shkak të mosrealizimit të projekteve kapitale. Murati, në reagimin e tij në Facebook thotë se në periudhën janar-qershor janë realizuar pagesa në vlerë prej 1 miliard e 38 milionë euro. Ai i ka specifikuar edhe sektorët se ku kanë shkuar këto para. Anëtari i kryesisë së LDK-së Xhafer Tahiri, tha në një konferencë për media se mosshpenzimi i buxhetit po bëhet për shkak të mosrealizimit të projekteve kapitale. LDK: Qeveria Kurti joefikase, me të u rrit varfëria (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.