Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murati i drejtohet Ymerit të SBASHK-ut: A ke ndonjë afërsi me partitë politike?

NULL NULL
23.09.2022 12:23
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në takimin me përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë fjalës së tij ka kërkuar nga sekretari i Sindikatës, Ymer Ymeri të tregoj nëse është i afërt me partitë politike.

“Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Grevistë u tha se kush janë dhe çfarë pozita mbajnë, por konsideroj megjithatë që do t’i njohim më mirë prandaj kish disa pyetje për anëtarët për shkak se për Ymer Ymerin është raportuar që është i afërt me subjektet e caktuara politike, ndoshta mund të na thotë a ka ndonjë afërsi. Nëse e kam këtë siguri nga ana e juaj që ta vazhdoj diskutimin pa më ndaluar fjalën do të vazhdojë”.

“Në Këshillin Grevist ka anëtarë që kanë probleme me ligjin, ka anëtarë që kanë marrëdhënie të afërt me partitë politike në vazhdimësi ato që i potencoi ministrja Nagavci janë marrë parasysh, duke marrë parasysh mos largimin e 2.000 mësimdhënësve që konsideroheshin si tepricë”, tha ai.

Ndryshe Muratit iu ndalua fjala nga kryetarja e këtij Komisioni, Albena Reshitaj, duke i kërkuar atij  që të arsyetojë implikimet buxhetore për të dalë nga greva e jo të lëshohet në të tilla fjali.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.