Murali i Banksyt për dhunë në familje do të jetë pronë e 27 mijë personave NULL NULL 20.08.2023 17:04 20.08.2023 17:04 Murali i pikturuar nga Banksy ‘Maskara e Ditës së Shën Valentinit’ ka dalë në shitje. Pjesa e publikut do të ketë një shans për të mbajtur një pjesë të kësaj kryevepre rruge, dhe me vetëm 153 dollarë për aksion. Galeria është duke ndërmjetësuar në një marrëveshje midis një pronari shtëpie të objektit mbi të cilin murali po qëndron, dhe Shoëpiece, një platformë pronësie e pjesshme. Murali i Banksyt mbi dhunën në familje ka vlerën e mbi tetë milionë dollarëve. Murali mund të gjendet në qytetin britanik të Margate, transmeton Klankosova.tv. Robin Barton i Bankrobber Gallery punoi në vlerësimin e vlerës së instalimit të artit dhe përcaktoi se ai vlen pothuajse tetë milionë dollarë. Shitja pjesë-pjesë do të bëhet më 22 gusht me një total prej 27,000 aksionesh. “Realisht, ne po kërkojmë të arrijmë midis 1 dhe 1,5 milionë funte”, tha Usher për Gazetën Art, e cila raportoi fillimisht lajmin e shitjes. Murali i tij tregon një grua amvise të viteve 1950. Ajo ka një sy të ënjtur dhe i mungon një dhëmb. Personazhi kryesor, gruaja, është duke qëndruar pranë një frigoriferi. Gjithashtu pranë një karrige plastike të përmbysur. Ajo e mbylli burrin brenda në frigorifer. Me këtë ilustrim, ai ka dëshiruar të tregojë një anë tjetër të kësaj feste – anën abuzive dhe partnerin mashkull abuziv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.