Mungon Sveçla në gjykimin për dhunë ndaj policëve – a pritet urdhërarrest? (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mungon Sveçla në gjykimin për dhunë ndaj policëve – a pritet urdhërarrest? (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 29.03.2023 20:26
xhelal svecla sulmi ndaj policeve

Dikur i gjuante me gurë, por edhe ikte.

E tash si udhëheqës i policisë Xhelal Sveçla, nuk dihet nëse veprimin e njëjtë mund ta bëjë kur këta zyrtarë do t’i shkojnë të dera për ta sjellë Sveçlën në sallë gjykate për t’u gjykuar pikërisht për këto veprime, raporton Klankosova.tv.

Këtë goditje për të dhe të tjerët që nuk po paraqiten në gjykatë, e që me 2013 dyshohet se në protesta duke gjuajtur me mjete të forta lënduan policët, pritet ta vendos gjyqësori.

“Ndaj atyre që sot mungojnë gjykata do lëshojë urdhërarrest ose sjellje me detyrim në bazë të shkresave të lëndës”, tha gjyqtari Eroll Gashi.

Ministri i Punëve të Brendshme u tha se mospjesëmarrjen në këtë seancë e kishte arsyetuar me angazhime urgjente. Por, një gjë të tillë nuk e kanë bërë disa ish-partiakë të Sveçlës.

Sipas gjykatës, Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi e Nol Nushi e edhe tre të akuzuar të tjerë nuk po gjenden askund nëpër Kosovë.

Megjithatë, me këta që ende janë në Vetëvendosje e vendosën të vijnë në seancë, gjyqtari nuk është që e kaloi lehtë.

Egzon Azemi, me dokumentet mjekësore që i paraqiti, kërkoi të largohet nga seanca. Megjithatë, nuk arriti ta bindë gjyqtarin që është i sëmurë.

Azemi, që këtë proces e quajti politik dhe jo juridik, kundërshtoi avokaten që iu caktua, ashtu si edhe akuzën që rëndon mbi të.

Si ndaj tij, ashtu edhe ndaj Afrim Hoxhës e Pajtim Demaj, që poashtu u deklaruan të pafajshëm, u vendos që procesi gjyqësor të zhvillohet i ndarë nga të akuzuarit e tjerë që dyshohet se lënduan policët e edhe shkaktuan dëme materiale në vetura të policisë e qeverisë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS