Mungon Smajl Elezaj, dështon seanca e parë rigjykimit për rastin “Veteranët” NULL NULL nga Qendresa Tershana 16.12.2022 11:39 nga Qendresa Tershana 16.12.2022 11:39 Seanca e parë e rigjykimit për rastin “Veteranët” , e cila ishte planifikuar te mbahet të premten ka dështuar, njofton Klan Kosova. Shkak për këtë ishte mungesa e Smajl Elezajt, të cilit u tha se nuk ka konfirmim që i është dorëzuar ftesa fizikisht e në telefon ka qenë i paqasshëm. 11 të akuzuarit e tjerë ishin prezentë. Megjithatë, trupi gjykues i specifikoi detyrat që Prokuroria duhet ti kryej për dy muaj, kjo në bazë të vendimi të Gjykatës së Apelit që këtë çështje e ktheu ne rigjykim në prill të këtij viti. Një nga detyrat e prokurorisë është kontrollimi i më shumë se 19 mijë e 500 aplikimeve për të marrë statusin e veteranit e hetimi i vendimeve të qeverisë për ndryshime në komisionin për verifikimin e veteranëve. Në këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Kosova Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit 02/02/2023
Kosova Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë 02/02/2023