Mungojnë korsetet ortopedike, ankohen prindërit (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 14.10.2021 20:47 nga Arbreshë Uka 14.10.2021 20:47 Aktualisht në listën e pritjes në Shërbimin e OrtoProtetikës janë 30 pacientë-fëmijë që vuajnë nga skolioza, për t’u pajisur me korsetë ortopedikë. Kjo për shkak se materiali i plastikës në mënyrë që të ndërtohet një jelekë i tillë për rastet që kanë telashe me devijim të shtyllës kurrizore, mungon në Shërbimin e OrtoProtetikës në QKUK, teksa drejtuesi i këtij shërbimi Lulzim Geci tregon se pas dy javë do të furnizohen . Ndaj për këtë, janë adresuar edhe ankesa tek menaxhmenti i SHSKUK-së nga ana e qytetarëve të cilët kanë raste të tilla më fëmijë, ku shprehin shqetësimin se në klinika private nuk mund ta marrin këtë shërbim për shkak të kostos financiare, çmime këto që variojnë nga 400 -800 euro. Se ka mungesë të këtyre materialeve medicinale në periudha të ndryshme e thonë edhe klinicistët e ortopedisë, Xhavit Gashi ku informacionet e tilla ia kumtojnë pacientët. Megjithatë, për shoqatën e të drejtave e pacientëve, vazhdimi i kësaj situatë është e papranueshme. Derisa, ortopedi Xhavit Gashi tregon se kohëve të fundit po vërehet rritje e rasteve të reja të diagnostifikuara me skoliozë, teksa thotë se në këtë mund të ketë ndikuar pandemia dhe mbyllja dhe mos aktiviteti i fëmijëve. I njëjti shton së nëse ka vonesa në diagnostikim dhe trajtim, atëherë kjo bënë që të ketë pasoja në shëndetin e fëmijëve. Ndryshe, përgjatë nëntë mujorit të këtij viti, klinika e OrtoProtetikës ka ndërtuar 190 korsetë ortopedik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë