Mungesë e insulinave në Kosovë, kosovarët ia mësyjnë Kukësit (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 10.06.2021 20:30 nga Arbreshë Uka 10.06.2021 20:30 Në mungesë të insulinave në barnatoret e mjekësisë primare dhe atyre private në vend kosovarët po ia mësyjnë Kukësit për t’i blerë ato. Ditëve të fundit kërkesat e tilla janë rritur dukshëm për këto preparate në farmacitë private në Kukës. Sipas farmacistëve të këtij qyteti në Shqipëri vetëm në një barnatore gjatë ditës vijnë deri në 10 kosovarë për insulina, ku çmimi sillet prej 7-10 euro. Si pasojë e këtyre mungesave në Kosovë, qytetarët që e kanë këtë hall po kërkojnë ndihmë edhe përmes platformave online. Shoqata për të Drejtat e Pacientëve thotë se duhet ndëshkuar zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë që janë treguar të papërgjegjshëm në këtë çështje. Kjo shoqatë tha se do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë që diabetikët që i sigurojnë vetë insulinat të rimbursohen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024