Mungesa e vitaminës D shkakton demencën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mungesa e vitaminës D shkakton demencën

NULL NULL
31/05/2015

Sipas shkencëtarëve njerëzit që jetojnë në pjesën më veriore të tokës janë më të prirur për t’u prekur nga demenca.

Demenca përbënnjë grup simptomash që prekin aftësitë intelektuale dhe sociale në mënyrë aq të rëndë sa të ndërhyjnë me funksionimin e përditshëm të personit. Demenca indikon se ka të paktën dy funksione konjitive si humbja e kujtesës bashkë me humbjen e gjykimit, ose të çrregullimit të gjuhës. Demenca mund t’ju bëjë konfuzë dhe të paaftë për të kujtuar emrat e njerëzve. Gjithashtu ju mund të përjetoni ndryshime të personalitetit dhe të sjelljes sociale

Sipas tyre shkak i paraqitjes është mungesa e dritës ose ekzistenca e saj në sasi të pakta.

Mungesa e vitaminës D mund të përshpejtojë zhvillimin e demencës pasi ajo ka lidhje të dretpërdrejtë me rrezet e diellit, dhe ajo prodhohet kur lëkura e njeriu bie në kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit.

Studiuesit kanë arritur në përfundim se në jug njerëzit marrin më shumë rreze dielli  se në veri.

Shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut bënë një studim në Suedi dhe rezultatet treguan që personat që jetonin në veri ishin dy deri deri në tre herë më të rrezikuar nga demenca.

Gjinia nuk kishte një ndikim në këtë gjë duke rezultuar njëlloj, si meshkujt dhe femrat.

“Mungesa e diellit është një problem serioz, por tashmë kemi edhe rezultate konkrete për këtë. Ajo përshpejton rrezikun e prekjes nga demenca si pasojë e mungesës së vitaminës D”, tha Tom Russ, drejtues i këtij studimi.

Russ tha se këto studime do të ndihmojnë në kuptimin e shkaqeve të sëmundjeve dhe se çfarë duhet të bëjmë për t’i parandaluar ato. / klankosova.tv