Mungesa e energjisë elektrike, KEDS: Jemi të detyruar të veprojmë me kapacitete të kufizuara

Mungesa e energjisë elektrike, KEDS: Jemi të detyruar të veprojmë me kapacitete të kufizuara

NULL NULL
4 ditë më parë

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) bën të ditur se janë duke bërë të pamundurën që të kthejnë sa më parë furnizimin me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

“Me dhjetëra ekipe të KEDS janë në terren duke punuar pandërprerë në mënyrë që të gjithë konsumatorëve tu kthehet furnizimi me energji elektrike”.

“Ekipet janë duke bërë maksimumin e tyre për të rikthyer furnizimin me energji mirëpo duke u bazuar në ngarkesat momentale të cilat po rrezikojnë asetet e KOSTT, jemi të detyruar të veprojmë me kapacitete të kufizuara deri në energjizimin e plotë të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.