“Mundimet e kota të dashurisë”, për familjet Kumanovare - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mundimet e kota të dashurisë”, për familjet Kumanovare

NULL NULL
14/05/2015
Një shfaqje që do të ndihmojë familjet e Kumanovës do të prezantohet të enjten në Teatrin e Tetovës në ora 20:00.

”Mundimet e kota të dashurisë” quhet shfaqja me tekst të Shekspirit dhe regji të Sulejman Rushitit ku e cila  do të konsiderohet si mbështetëse për familjet e dëmtuara të Kumanovës, pasi që të hyrat nga shitja e biletave do të mblidhen për këtë qëllim.

Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët: Petrit Neziri, Arsim Fazlia, Elmir Sejfullai, Arsim Kaleci, Jetmir Arifi, Muzafer Etemi, Azra Sallai, Mona Mustafa, Ermal Canga, Hasim Memishi, Berta Saliu, Argjend Hasni, Altrim Mamuti dhe Sami Mustafa.