Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mundësuan marrjen e patentë-shoferëve përmes ryshfetit, ndalohen dy pronarë të një auto-shkolle

NULL NULL
06.11.2024 17:56
patent shofer
Patentë shoferi i Republikës së Kosovës. Foto ilustruese | Klankosova.tv

Dy persona janë arrestuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion i rajonit të Ferizajt.

H.S dhe E.S, si pronar/e dhe përgjegjës në një auto-shkollë me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, dyshohen për veprat penale “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat’’ dhe “Falsifikimi i Dokumenteve’’.

Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit me qëllim të përfitimit kishin pranuar ryshfet nga kandidatë të ndryshme për t’ua mundësuar atyre marrjen e patentë-shoferëve të kategorisë B dhe C pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse, përfshirë edhe sigurimin e certifikatës mjekësore, pa iu nënshtruar kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe plotësimin e vërtetimit që kandidati kinse është aftësuar në pjesën teorike dhe praktike.

“Në lidhje me rastin janë konfiskuar si prova materiale dy telefona mobilë, pesë libra – regjistratorë, shtatë fletore regjistrimi, fletore interne dhe xhepi, 64 dosje origjinale të kandidatëve dhe 21 certifikata mjekësore të shoferëve profesionalë-për punë”.

“Pas përfundimet të bastisjes, janë shoqëruar dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare. Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin përgjegjës të rastit në PTHF, ku pas intervistës, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.