Mundësi i njohur Silver King vdes gjatë meçit në Londër (VIDEO) NULL NULL 12.05.2019 19:00 12.05.2019 19:00 Ish-mundësi i WCW-së, Silver King, ka vdekur gjatë një meçi në Londër. 51-vjeçari meksikan, emri i vërtetë i të cilit është Cesar Barron, ishte duke u ndeshur mbrëmë në shfaqjen e mundjes “Lucha Libre” në Roundhouse, Londër, kur vdiq, konfirmuan organizatorët e ngjarjes, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. “Lucha Libre AAA Worldwide i bashkohet dhimbjes së familjes Luchistica për vdekjen e Cesar Cuauhtemoc Gonzalez Barron ‘Silver Kingut’”, ka shkruar “Lucha Libre” në Twitter. Barron po ri-luante rolin dinak të Ramsesit në këtë ngjarje, rol të cilin ai e ka luajtur në komedinë e Hollywoodit “Nacho Libre” në vitin 2005 së bashku me Jack Black. Besohet se ai ka vdekur nga një sulm në zemër ndërsa Emergjenca në Londër njoftoi Barron ka vdekur në skenë. https://www.youtube.com/watch?v=G5wp67t_rcY *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024 17 minuta më parë