Mumini dhe Kurshumlija nominohen për ndeshjen e rëndësishme në FIBA EuroCup Women

Mumini dhe Kurshumlija nominohen për ndeshjen e rëndësishme në FIBA EuroCup Women

10 muaj më parë

Gjyqtari i njohur kosovar i licencuar nga FIBA, Xhelal Mumini është nominuar për ndeshjen në FIBA EuroCup Women, që zhvillohet ndërmjet Hatay BB-WBC Enisey.

Ndeshja do të zhvillohet sot nga ora 16:00 në Turqi dhe është shumë e rëndësishme, pasi përballen vendi i parë me atë të dytë, ku do të përcaktohet se kush do të jetë lider i Grupit D, transmeton Klan Kosova.

Komisioner i ndeshjes do të jetë FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve të FBK-së, Faton Kurshumlija.

Kjo vjen falë punës së madhe të FBK-së me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lartë nga FIBA Referee Department.

klankosova.tv