Muller vazhdon me Bayernin deri në vitin 2023 NULL NULL 07.04.2020 11:38 07.04.2020 11:38 Bayern Munchen po e sfidon koronavirusin me plane konkrete. Skuadra e madhe gjermane po mendon për të ardhmen dhe plani i saj ka filluar me njeriun që mbanë ADN-në e ekipit, Thomas Muller. Sulmuesi legjendar i Bayern, Muller ka vazhduar kontratën me bavarezët deri në vitin 2023. Në takimin me Salihamidziç e Kahn, Muller ka zyrtarizuar qëndrimin te Bayern edhe për tri vite të tjera. Zgjatja e kontratës me trajnerin Flick ka qenë një nga arsyet kryesore që e ka bindur Mullerin të qëndrojë ne skuadrën ku është rritur si futbollist. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.