Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muller: Guardiola e di si mposhtet Barca

NULL NULL
04.05.2015 17:35
Takimi i zjarrtë i të mërkurës, si edhe kalimi në gjysmëfinale i takon Bayern, thotë asi i Bayern, Thomas Muller.

Bayern Munchen, të mërkurën përballet me Barcelonën në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Champions League.

Thomas Muller, një prej lojtarëve kyq të bavarezëve tha se trajneri i tyre, Pep Guardiola e njeh mirë kundërshtarin ndaj dhe ka formulën për ta mposhtur.

“Barcelona është ndër ekipet më të mira në botë dhe normalisht se do të jetë vështirë ndaj tyre, por ne e kemi Pep Guardiolën, i cili e njeh mirë këtë skuadër dhe do të na tregojë se si ta mposhtim, kurse pjesën tjetër e bëjmë ne futbollistët. Messi është një lojtar fantastik, por do të mundohemi ta ndalim. Presioni është i madh në anën tonë, pasi nëse eliminohemi do të kritikohem edhe nga mediet, sepse pritshmëria është e mëdha”, tha Muller.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme