Lajmet e fundit

Gazetarja Rina Mujku, e cila e ka përcjellë nga afër gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së ka deklaruar se Specialja nuk do t'i pranojë ndryshimet e ligjit.
Mujku në Klan Kosova dha edhe arsyet rreth kësaj çështje.
"PDK ka kërkuar që të ndryshohet edhe shkalla, kurdo që procesi shkon në Supreme, të vijë në Kosovë, duhet ta gjykojë krejt tjetër kush. Mendoj se kjo nuk do të pranohet në asnjë formë nga Dhomat e Specializuara sepse do të konsiderohet nga Ekaterina Trendafilova, si ndërhyrje direkte në pavarësinë e Gjykatës Speciale", deklaroi Mujku.