Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës nuk kanë arritur të takohen me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, pasi kërkesa e tyre për takim nuk është realizuar.
Kryetari i shoqatës, Gani Durmishaj, tha se dera e kabinetit të ministrit ishte e mbyllur dhe se zyrtarët e ministrisë nuk pranuan ta marrin vendimin e miratuar nga shoqata për t’ia përcjellë ministrit.
“Nuk pat mundësi me taku ministrin, ishte hermetikisht e mbyllur dera e kabinetit të ministrit. U munduam me ia çu vendimin e sotëm që u mor nga Shoqata e Industrisë së Qumështit. Një ia lamë këtu rojtarit, me shkrim. U munduam me protokollu, por asnjë nga zyrtarët e ministrisë nuk patën guxim me e marrë këtë vendim dhe me ia çu ministrit”, tha Durmishaj.
Ai deklaroi se përfaqësuesit e industrisë kishin kërkuar të ulen me ministrin për t’i diskutuar një nga një shqetësimet e tyre.
“U munduam edhe me ministrin me u ul me i bisedu një nga një…që i kemi provu ne me i diskutu, por ne do të vazhdojmë me punët tona”, tha Durmishaj./Klankosova.tv